Vaj për konsumim

I prodhuar me teknologji të lartë të rafinimit të vajit të parafinuar dhe më shumë se 90 vjet traditë

Ëmbëlsira

Llokum, hallva, bonbone zhele- kënaqësia e vërtetë sipas recetave të zanatit të ëmbëlsirave në Veles

Produkte të misrit

Polenta dhe miell misri për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen në mënyrë të shëndetshëm dhe t’i zgjojë era e leqenikut ose kaçamakut.

Uthull

Uthulla e verës, uthulla e mollës, uthulla e alkoolit

Shtojca/ Salca

Në këtë grup produktesh janë: kakaoja, sheqeri, sheqeri në pluhur, kokosi, susami, taani dhe nishesteja.

Margarinat

Janë prodhuar nga yndyrna dhe vajra me cilësi të lartë, të ushqyeshme me aromë të këndshme dhe më e rëndësishmja lehtë lyhen.

Erëza

“Elenka” dhe kripa e bluar janë shtojca të shijshme në çdo gjellë dhe më të preferuara tek të gjithë personat që gatuajnë me stil

Produkte bishtajore

Fasulja, thjerrëza dhe orizi- për një drekë të shijshme dhe të shëndetshme që do ta mbledhë tërë familjen në një tryezë.

Misioni

Misioni ynë kryesor është që të krijojmë konsumatorë të lumtur dhe të kënaqur. Në mënyrën më të thjeshtë kjo arrihet duke ofruar sinqeritet dhe cilësi. Gjithashtu vazhdimisht po punojmë në zgjerimin e asortimanit të produkteve dhe disponueshërinë e tyre për një numër më të madh të konsumatorëve në vendin dhe jashtë vendi.

Vizioni

Industria ushqimore “Kristal 1923” SHA Veles ka vizion për t’u bërë një kapacitet modern evropian i cili do t’i zbatojë teknologjitë më bashkëkohore për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, të sigurt dhe cilësor. Vizioni ynë është që prodhimet të jenë të disponueshme në një numër të madh vendesh nëpër botë, në të gjitha kontinentet. Dëshirojmë ta promovojmë kuzhinën maqedonase si kuzhinë natyrale dhe e shëndetshme për konsumim.

95 vjet traditë dhe cilësi

Cilësia e lartë e produkteve dhe përmirësimi i tyre i vazhdueshëm është qëllimi kryesori i kompanisë, sepse konsumatorët tanë të besueshëm meritojnë vetëm më të mirën.

Superbrands 2013/2014

“Kristal” bën pjesë në shoqatën e përzgjedhur të markave më të fuqishme në tregun e Maqedonisë. Më shumë se 12.000 konsumatorë dhe eksperte të përzgjedhur shpallen markën tonë për lider në bazë të kritereve për cilësi, siguri, dallueshmëri dhe tërheqje emocionale, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të Superbrands

Vaji “Kristal”     

Vaji “Kristal” është një nga markat më njohura  në historinë e industrisë ushqimore të Maqedonisë, me një traditë mbi 90 vjeç. Është i prodhuar me teknologji të lartë të rafinimit të vajit të papërpunuar të fituar prej farave të lulediellit me cilësi të lartë nga fushat maqedonase, vaji “Kristal” paraqet sinonim për cilësi.