Të nderuar miq,

Industria ushqimore “Kristal 1923” AD nga Velesi tanimë 90 vite paraqet sinonim për cilësi. Nuk ka amvisëri në Maqedoni në të cilën prodhimet tona nuk e kanë marrin vendin e tyre. Vaji për konsumim dhe margarina “Kristal” janë markat tona më të njohura, por në mënyrë të barabartë krenohemi edhe me produktet e tjera si: taan hallva, llokumi, bonbonat zhele, erëzat, reçeli i fikut, produktet e sojës etj.

Rruga e zhvillimit të Industrisë ushqimore “Kristal 1923” SHA nga Veles fillon në vitin 1923. Si fabrikë për prodhim të vajit ka punuar deri në vitin 1999 kur u transformua në Industri ushqimore për shkak të asortimanit të gjerë të produkteve ushqimore në prodhimtarinë e saj

Sot IU “Kristal 1923” është një kapacitet modern ushqimor në të cilin tërë procesi prodhues zvillohet në kushte të kontrolluara në mënyrë të rreptë që paraqet garanci më të mirë për siguri dhe për cilësinë e çdo prodhimi që del nga fabrika jonë. Me rëndësi të madhe për ne është fakti se “Kristal 1923” është i vetmi kapacitet në Maqedoni i cili ka një proces të plotë dhe të kompletuar të prodhimtarisë së vajit të lulediellit domethënë nga fara deri në produktin përfundimtar.

Duke dashur ta mbajmë pozitën e lartë në treg dhe besimin e konsumatorëve që mbartet nga gjeneratë në gjeneratë IU “Kristal 1923” vazhdon të zhvillohet dhe të investojë në prodhimtarinë e ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor.

Cilësia është detyrimi ynë! Detyra juaj është që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme!

Me respekt,

“Industria juaj “Kristal 1923” SH- Veles”.

Kapacitetet teknike    

Fabrika disponon me:

  • të vetmin kapacitet në RM për përpunimin e farave vajdhënëse (luledielli, rrepa, kokrrat e sojës) nga mbi 55.000 tonë në vit
  • Cisterna për deponimin e 15.000 tonëve të vajit të parafinuar
  • Rafineri për prodhimin e 100 tonëve të vajit të rafinuar në ditë
  • Një linje për ambalazhim të vajit për konsumim nga më shumë se 100 tonë në ditë
  • Kapacitet të prodhimit të margarinës dhe yndyrave të tjera të forta nga 7000 tonë në vit
  • Prodhimtaria e produkteve konditore (hallva, llokum, zhele) nga 1000 tonë në vit
  • Prodhimi i uthullës (uthulla e alkoolit, uthulla e mollës, uthulla e verës)