Стандарди

ISO 9001:2008

paraqet sistem për menaxhim me cilësi. Qëllimi i këtij standardi është sigurimi i cilësisë gjatë proceseve të punës, të produkteve dhe shërbimeve të cilat i ofron një organizatë, domethënë një kompani. 

Në implementimin e ISO 9001:2008 ndërmerren këto hapa:
  • Përcaktimi dhe përkufizimi i politikës së cilësisë në kuadër të organizatës
  • Përcaktimi i qëllimeve për arritjen e cilësisë
  • Përcaktimi i përgjegjësive dhe autorizimeve në organizatën
  • Sigurimi i resurseve të cilat janë të domosdoshme për cilësinë e dëshiruar
  • Përmbushja e nevojave dhe kërkesave të klientit
  • Monitorimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi i strategjive për përmirësimin e shërbimit
Këto janë përftimet nga implementimi i këtij standardi:
  • Plotësimi i kërkesave dhe nevojave të klientëve
  • Efikasiteti gjatë punës (humbjet, dështimet dhe mosmarrëveshjet janë minimale)
  • Përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi i të punësuarve janë në nivel më të lartë. 
  • Mundësi për garë në bazë të njëjtë me organizata më të mëdha.
  • Mundësi për zhvillimin e organizatës dhe zgjerime në tregje të reja.
  • Shfrytëzimi më i mire i kohës dhe resurseve
  • Identifikimi i drejtë i produktit
  • Rritja e përfitimit
  • Monitorimi i vazhdueshëm dhe avancimi i cilësisë dhe efikasitetit.
  •  
IU “Kristal 1923” SHA implementoi ISO 9001:2008 në vitin 2007, ndërsa në vitin 2014 përsëri mori certifikatën ISO 9001:2008.

HACCP

HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Points) është sistem për analizën e rreziqeve dhe pikave kritike kontrolluese. Me zbatimin e sistemit HACCP identifikohen rreziqet e mundshme dhe parandalohet shfaqja e tyre me qëllim për t’i mbrojtur konsumatorët nga helmimi me ushqim.

Përfitimet nga sistemi HACCP:
  • Fokus në identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve
  • Puna më efektive dhe më efikase
  • Sistemi HACCP përshtatet lehtë në avancimin e pajisjes, përmirësimin e zhvillimit teknologjik dhe procesit prodhues.
  • Përmirëson marrëdhëniet mes prodhuesve të ushqimit dhe inspektorëve për ushqim, por edhe mes prodhuesve dhe blerësve/klientëve.
  • Nxit tregtinë me rritjen e besueshmërisë mes prodhuesve dhe tregtarëve
  • Përmbush pritjet dhe kërkesat e blerësve
  • Ul barrierat në tregtinë ndërkombëtare dhe rrit konkurrencën e kompanive në tregun botëror.
  • Siguron mirëmbajtje afatgjate të cilësisë
Integrohet lehtë me sistemet e menaxhimit me cilësi ISO 9001 dhe sistemet për menaxhim me ambientin jetësor ISO 14001.

HALAL

HALAL është një fjalë arabe që do të thotë “gjithçka që është e lejuar” tek myslimanet sipas të drejtës së Sheriatit. Kërkesat HALAL janë marrë nga Kurani dhe sheriati i cili tregon çfarë është halal dhe çfarë është haram. HARAM nënkupton të kundërtën ose ajo që nuk lejohet. Standardi HALAL është kompletuar me sistemin HACCP dhe me ISO22000:2005. Me këtë standard gjatë prodhimit të ushqimit ndalohet përdorimi i mishit të derrit, gjakut, alkoolit, mishit të kafshëve të ngordhura, mishit të kafshëve mishngrënëse, mishit të gomarit, mishit të qenit, mishit të shpezëve grabitqare, ushqimit të përgatitur me alkool, ushqimit që përmban emulgatorë në bazë të mishit të derrit ose dhjamit të kafshëve. Numri më i madh i kërkesave të sistemit HALAL janë identike me sistemin HACCP dhe standardin ISO 9001. Kompania jonë mori certifikatën HALAL në vitin 2014. Kjo certifikatë për ne është dëshmi se prodhojmë ushqim të shëndetshëm dhe të sigurt i cili plotëson nevojat e bashkësisë myslimane. Me marrjen e këtij standardi ne u intensifikuam eksportin në tregjet fqinje në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mallin e Zi.