“Kristal” është një nga markat më të njohura dhe më të fuqishme në industrinë ushqimore në Maqedoni. Duke shqiptuar emrin “Kristal” menjëherë mendohet për vajin për konsumim dhe margarinën në formën „kubi“ të IU “Kristal 1923” AD Veles. Bëhet fjalë për një markë me traditë shumëvjeçare e cila tregon për produkte cilësore. Produktet e “Kristalit” kanë qenë pjesë përbërëse e kuzhinave të gjyshave dhe nënave tona, ndërsa tani janë artikujt e domosdoshëm në kuzhinat tona. Thjesht, përdorimi i produkteve të markës “Kristal” mbartet nga gjeneratë në gjeneratë.
Sot në markën “Kristal” janë përfshirë shumë produkte të IU “Kristal 1923” AD nga Velesi. Përveç produkteve të njohura mirë si vaji për konsumim dhe maragarina në formën “kubi”, emrin “Kristal” me krenari mbajnë edhe margarinat soft, disa llojet e uthullave, produktet konditore, erëzat, prodhimet e sojës, kakaoja, orizi, taani, sheqeri në pluhur edhe njëzet produkte të tjera ushqimore.
Edhe pse marka “Kristal” tanimë disa vite po qëndron në themele të forta, ne vazhdimisht punojmë dhe investojmë në përmirësimin dhe zhvillim e tij. “Kristali” nënkupton përdorimin e përbërësve cilësore në procesin e prodhimtarisë. “Kristal” nënkupton respektimin e rreptë të standardeve ndërkombëtare për cilësi.
“Kristal” nënkupton respektimin e traditës. “Kristal” nënkupton disponueshmërinë deri tek konsumatorët. “Kristal” nënkupton ambalazhim cilësor dhe modern. Me një fjalë “Kristal” nënkupton besueshmëri. Prandaj pas aq shumë vitesh ekzistim dhe zhvillim të vazhdueshëm konsiderojmë se „Kristal“ u bë MIKU MË I MIRË I KUZHINËS SUAJ.